Bundesliga, Leverkusen mposht bindshëm Wolfsburgun

02/04/2016 00:00

Leverkusen-Wolfsburg ishte sfida e parë e javës së 28 në Bundesligën gjermane. Vendasit morën një fitore të pastër 3-0 që i ngjit ata përkohësisht në vendin e katërt në renditje.

Serinë e golave për Leverkusen e hapi Julian Brandt në minutën e 27. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë të zotët e shtëpisë rritën presingun dhe në minutën e 73 Javier Hernandez realizoi një supergol, duke e çuar avantazhin në 2-0.

Gjithsesi vuajtjet për Wolfsburg nuk kishin mbaruar pasi ai që trefishojë rezultatin ishte Vladlen Yurchenko 87, duke e ngritur peshë tifozërinë e pranishme në “BayArena”. Me këtë fitore Bayer Leverkusen renditet në vendin e katërt me 45 pikë, një më shumë se Schalke 04, e cila do të luajë të shtunën në transfertë ndaj Ingolstadt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB