Shembja e mbikalimit në Indi, pak shpresa për të mbijetuar

01/04/2016 16:30

Po vaniten shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë pas shembjes së mbikalimit në Kalkuta të Indisë.

23-vetë humbën jetën në ngjarjen fatëkeqe e shumë të tjerë u plagosën, ndërsa punonjësit e emergjencave punuan përgjatë gjithë natës për të shpëtuar sa më shumë jetë që të mundeshin.

Rreth 90 persona u nxorrën nga blloqet e shembura të mbikalimit, disa prej të cilëve janë tashmë në spital në gjendje kritike. Zona e rrëzimit, Bara Bazar, është një prej më të populluarave në mbarë Kalkutën.

Arsyet e incidentit nuk janë zbardhur ende, por problemet e sigurisë, mungesa e kontrolleve dhe materialet nën standard i shoqërojnë prej kohësh projektet e ndërtimit në Indi.

Puna për mbikalimin 2 kilometra të gjatë ka nisur në vitin 2009, por përfundimi i tij i ka kapërcyer disa herë afatet.

Top Channel