Tahiri, letër informuese Metës: Deputetët e PD në protestë të dhunshme pa leje

30/03/2016 00:00

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka dërguar një letër informuese kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, liduhr me incidentet e 28 marsit tek Liqeni Artificial.

Një grup deputetësh, informon ministri Tahiri, gjatë zhvillimit të një proteste pa leje, kanë kryer veprime të dhunshme ndaj forcave të policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit.

“Dëshiroj gjithashtu t’Ju kujtoj se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që në bazë të dispozitave të Ligjit të ri Për Armët, nuk bëjnë pjesë në grupin e personave që mund të mbajnë armë, kanë detyrimin që t’i dorëzojnë ato në organet e Policisë së Shtetit. Vazhdimi i mbajtjes së këtyre armëve nga ana e tyre është shkelje e këtij ligji dhe i dispozitave të Kodit Penal.

Gjithashtu, më lejoni t’ju informoj se deri më sot deputeti Gent Strazimiri nuk e ka dorëzuar ende armën e tij pranë organeve përkatëse, duke vijuar të mbajë qëndrim të paligjshëm në shkelje flagrante të dispozitave ligjore dhe Kodit Penal”, thotë ministri në letrën e tij informuese.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta