Strazimiri: Nuk kam marr njoftim për dorëzim arme

30/03/2016 14:05

Deputeti Gent Strazimiri i është përgjigjur ministrit Saimir Tahri në Facebook, ku bën të ditur se atij nuk i ka shkuar asnjë njoftim për dorëzim arme, dhe se nuk ka dorëzuar asnjë armë.

“Një tjetër “Griseld” i Partisë paska njoftuar masat punonjëse për suksesin e radhës: Gent Strazimiri paskësh dorëzuar armën me leje…duke mos qenë më “në paligjshmëri”… Gent Strazimiri as ka qenë dhe as do jetë kurrë në paligjshmëri, sepse që në gen është e kundërta e “Mekes”… Ende në këtë moment, Griseldi i radhës nuk ka sjellë njoftim tek Gent Strazimiri për dorëzim arme. E ka çuar kudo, madje në çdo “mjero tv”, “mjero gazetë” online dhe offline por tek Gent Strazimiri ende jo. Kjo është e vetmja PALIGJSHMËRI”, shkruan Strazimiri.

Duke postuar dy foto të ministrit Saimir Tahiri që protestonte teksa ishte në opozitë, Strazimiri e akuzon ministrin e Brendshëm për shërbim ndaj trafikantëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA