Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, deklaroi se “Edi Rama gënjeu sot Europën dhe përfaqësuesin e saj të lartë sy për sy, kur tha se do të kërkojë interpretim në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me mandatet e deputetëve të tij, të kapur në shkelje të ligjit themelor”.

“Ky është një mashtrim i turpshëm sepse vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ai refuzon ta zbatojë është interpretimi i qartë dhe detyrues i Kushtetutës. Të kërkosh interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është përqeshje, tallje dhe dhunim i hapur i detyrimit kushtetues për ta zbatuar atë”, tha Halimi.

Deputeti demokrat tha se “Gjykata Kushtetuese ka vendosur qartë. Me vendimin e saj, ajo thotë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë dhe jo Parlamenti. Ky vendim detyron parlamentin që ti dërgojë rastet e oligarkëve-deputetë të Ramës, të kapur në shkelje të Kushtetuës, duke përfituar fonde publike e koncesione, në Gjykatën Kushtetuese, dhe vetëm ajo vendos më pas për mandatet e tyre”.

“Por Edi Rama zgjodhi edhe sot të mbronjë oligarkët e tij, të mbrojë abuzimin, vjedhjen e parave të shqiptarëve, dhe të dhunojë Kushtetutën, gjykatën, shtetin ligjor. Me mashtrimin e sotëm para Europës e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, Edi Rama thelloi paligjshmërinë e tij duke pohuar publikisht se ai qëndron mbi ligjin, mbi kushtetutën, mbi gjykatat.

Ai thelloi edhe më tej hendekun mes një populli të tërë në varfëri, papunësi, arrati dhe një grushti plackitësish të babëzitur që po pasurohen duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjin. Partia Demokratike është e vendosur në betejën e saj për zbatimin e Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese si themele të stabilitetit dhe shtetit ligjor në Shqipëri”, shtoi Halimi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta