“Asnjë pagë nën 500 euro”/ Rama në podkastin “Flasim”: Kapërcyem të gjitha pengesat me çeljen e grupkapitujve
Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn është përballur me qëndrimet e ndryshme mes shumicës dhe opozitës në Këshillin Kombëtar të Integrimit.
Edhe pse u bëri thirrje palëve të arrijnë sërish një kompromis, siç kanë bërë edhe në të kaluarën e afërt me atë që u quajt procesi i dekriminalizimit, kjo nuk ka ndodhur.
Taulant Balla bëri thirrje për miratim të reformës në drejtësi përpara pushimeve të verës, ndërkohë që Eduard Halimi i demokratëve kërkoi respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Palët patën qëndrime të kundërta edhe për lirinë e medias, për çështjen e pronave dhe reformën zgjedhore.
Komisioneri Hahn pas përfundimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta e më pas edhe me kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.
Top Channel