Sezoni festiv në DigitAlb/ Me Paketën Premium përfitoni Champions League, Serie A dhe Big Brother Sot (e hënë) në mbrëmje përfaqësuesja e shqiptare U21 do të përballet me Hungarinë në “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme kjo për eliminatoret e Kampionatit Europian.
Pas barazimit 0-0 me Greqinë që për nga rezultati u konsiderua pozitiv, kuqezinjtë kanë përballjen e fundit në Shqipëri për këto eliminatore me një kundërshtarë që, siç thotë trajneri Jupi, nuk është ai i ndeshjes së parë ku kemi barazuar 2-2.
“E rëndësishme është qe ne nuk kemi dëmtime. Përveç Rashicës që u largua, lojtarët e tjerë janë në gjendje të mirë. Patjetër që ka edhe lodhje se ndeshja ishte me intesitet, shumë impenjative, por edhe kundërshtari ka bërë një ndeshje të tillë prandaj nuk mund të qahemi ose ankohemi për këtë. Hungaria nuk është më ajo e 2-2 atje, kanë afruar 2-3 lojtarë të rinj, kanë ndryshuar disa gjëra dhe mendoj se do ta kemi të vështirë”, u shpreh Redi Jupi, trajner i përfaqësueses U21.
Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në grupin e katërt në kuotën e 9 pikëve, një më tepër se Hungaria. Ndërkohë që ndeshja e fundit e këtyre eliminatoreve për përfaqësuesen tonë do të jetë ajo me Greqinë në transfertë më 2 shtator.
Ndeshja e mbërmjes së sotme mes Shqipërisë dhe Hungarisë do të zhvillohet në orën 20:00 dhe do të trasmetohet drejtpërdrejtë në paketën Supersport të platformës Digitalb.
Top Channel