Pogba bëhet çështje për të drejtat e imazhit të tij

28/03/2016 14:20

Paul Pogba duket se është kthyer në çështje. Kjo është ajo që publikon e përditshmja franceze “L’Equipe” që i ka dedikuar faqen e saj të parë mesfushorit të Juventusit, i cili është në mes të një beteje për të drejtat e imazhit.

Sipas kësaj të përditshmeje, Pogba ka paguar 10 milionë euro për të zgjidhur kontratën me Ualid Tanazefti, këshilltarin e tij kur ishte pjesë e Lë Havrë. Sipas “L’Equipe”, kjo lëvizje u bë për të evituar zhvillimin e proceseve gjyqësore mes palëve për këto të drejta imazhi. Mësohet se agjenti i futbollistit Mino Raiola arriti një pakt me Tanazeftin duke i paguar 10 milionë eurot, shifër kjo që do të paguhej nga klubi që do të blinte kartonin e tij, por që do të realizohet nëpërmjet një akordi me Adidas.

Kjo do të thotë se për Pogba do të lehtësohet procesi i largimit nga Torino, situatë të cilën do të kërkojnë ta shfrytëzojnë klubet e interesuara për blerjen e futbollistit dhe Chelsea është përfshirë mes tyre. Në fakt, “Blutë” e Londrës e kishin ndërmarrë këtë hap duke ofruar 90 milionë euro për Pogba në janar, por që u refuzua nga Juventusi.

Por me ardhjen e Contes, kampionët e Anglisë do të hidhen sërish në sulm për ta vënë atë në dispozicion të teknikut italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA