Iker Casillas: Tërheqja ime është afër
28/03/2016 09:00
Iker Casillas iu përgjigj në Twitter pyetjeve të tifozëve, një ditë pasi u bë lojtari evropian me më shumë ndeshje me kombëtaren (166), duke thyer rekordin e letonezit Vitaljis Astafjevs.
Fansat e tij e përgëzuan për rekordin e ri, por edhe e pyetën se deri kur do të vazhdojë karrierën profesioniste. Njëri nga ndjekësit e kapitenit të Spanjës e pyeti: “E shikon të afërt momentin e tërheqjes?”
Portieri i Portos nuk u fsheh aspak dhe u përgjigj në këtë mënyrë: “Çdo ditë e më afër! Është pranë…”.
Iker Casillas është 34 vjeç dhe nuk i mbesin edhe shumë vite karrierë, por të bën përshtypje që ai e sheh të afërt momentin e tërheqjes kur ende grumbullohet me kombëtaren dhe është titullar fiks me skuadrën e tij.
Top Channel