Balla: Strazimiri shkeli dekriminalizimin; të ndiqet penalisht
28/03/2016 19:20
Partia Socialiste kërkon ndjekjen penale për Gent Strazimirin. Deputeti demokrat u fotografua me pistoletë në brez gjatë përplasjeve me policinë për parkun e lojrave në Liqenin Artificial të Tiranës.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla reagoi për rastin në fjalë. Sipas tij, Strazimiri nuk ka shkelur vetëm ligjin e armëmbajtjes, por edhe të shumëpërfolurin dekriminalizim.
“Kërkojmë që Gent Strazimiri të ndiqet penalisht. Kujtojmë që vepra penale e kryer prej tij është e përfshirë edhe në ligjin e dekriminalizimit”, tha ai.
Deputeti socialist tha se dënon dhunën e ushtruar nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike ndaj forcave të policisë.
Top Channel