Shqipëria doli me humbje në testin e parë në prag të Euro 2016, përballë Austrisë, që dukej kundërshtari më i mirë për të matur forcën.
Por si u paraqitën kuqezinjtë në këtë ndeshje? Më poshtë është vlerësimi emër për emër për të gjithë futbollistët e aktivizuar.
Berisha, 6; pa faj për golat, por i pasigurt në daljet, veçanërisht në goditjet standarde.
Hysaj, 5; nuk ka shkëlqimin e Napolit, i mungoi shpejtësia, humbi duelet me kundërshtarin dhe ndihmoi pak sulmin.
Cana, 5.5; mungesë koordinimi me rreshtimin në pjesën e parë. I pasigurt në mbulimin një për një, rikthehet në pjesën e dytë me shumë ngrintë dhe karakter.
Mavraj, 5; gabimet e tij sollën goditjen e skuadrës në 10 minuta me 2 gola. Por në pjesën e dytë u shfaq Mavraj që na siguroi kualifikimin në Euro 2016.
Agolli, 6; nnuk ishte ndeshja e duhur, por u mundua të korrigjohej, veçanërisht pas pësimit të dy golave.
Lila, 5; një ndeshje pa ngjyra për mesfushorin e djathtë, veprime të dobëta në sulm dhe pak forcë në mbrojtje.
Abrashi, 5.5; lojë luftarake si në cdo ndeshje, por pa shkëlqimin e duhur. mungoi loja me topin, por mbetet një pikë e fortë e mesfushës.
Xhaka, 6.5; shumë i fortë fizikisht dhe me shumë karakter. Spikatën dyluftimet dhe veprimet me top në fazën sulmuese.
Kaçe, 6.5; nëse nuk do të kishte marrë kartonin e kuq do të ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Shumë i fortë në dyluftime dhe përdorim me shumë klas i topit.
Lenjani, 7; njeriu i golit për kuqezinjtë dhe i vetmi që tentoi të godasë portën. Provoi shumë në lojën sulmuese por nuk u mbështet.
Bala, 5; një sulmues me cilësi të mira, por që ka vështirësi të luajë i vetëm në repartin ofensiv.
Çikalleshi, 6.5; një lojtar që është në gjendje të kthejë lojën. Aktivizimi në pjesën e dytë ndryshoi paraqitjen sulmuese të skuadrës. Vendi si titullar duket i paracaktuar.
Roshi, 6.5; veprimet në krah janë të mrekullueshme, por ka nevojë për më shumë iniciativë.
Sadiku, Basha dhe Kukeli u aktivizuan shumë pak dhe rrjedhimisht nuk mund t’u atribuohet një notë.
De Biasi, 5.5; skuadra ishte e paqartë, dukej sikur ishte hedhur në fushë për t’u mbrojtur. Ndryshimet në pjesën e dytë ishin të goditura, por duhet të ndërhynte më parë për të zëvendësuar Kaçen.
Top Channel