Presidenti i FSHF, Armand Duka foli menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Austrinë, e humbur me rezultatin 2-1 nga Shqipëria.
“Kjo ishte një ndeshje me dy fytyra. Pjesa e parë, pati shumë gabime, ndërsa e dyta u interpretua jo keq. Ne kemi një skuadër të mirë, por mendoj se ende nuk jemi të gatshëm psikologjikisht. Na duhet të punojmë për të besuar më shumë dhe për të pasur një mentalitet tjetër.”
Duka theksoi faktin se Kombëtarja nuk luajti aspak mirë në pjesën e parë, teksa në 45 minutat e dyta skuadra u shfaq e tjetërsuar në “Ernst Happel”.
“Minutat e para ishin një panik ekstrem për skuadrën, e cila u vu në vështirësi. Në një disaavantazh të tillë, kundërshtari e ka më të lehtë të reagojë. Aq më tepër me një skuadër të vështirë si Austria, gjërat bëhen gati të pamundura. Unë mendoj se ndeshja duhet të zhvillohet njësoj në çdo minutë të saj, nga e para deri tek e fundit”, theksoi presidenti i FSHF, Duka për faqen zyrtare të Federatës.
Top Channel