Trajneri i kombëtares De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana dolën në koferencë për shtyp para sfidës miqësore ndaj Austrisë ditën e nesërme.
De Biasi, po ashtu si edhe para sfidave të tjera, u tregua i matur në deklarata duket thënë se Shqipëria do të luajë ndaj një ekipi të fortë dhe nuk do të futet në fushën e lojës për të bërë çmendurira.
“Do luajmë në mënyrë inteligjente, si deri më tani. Ne nuk kemi ardhur të bëjmë çmendurira pasi luajmë me skuadrën e 10 në botë”, u shpreh De Biasi.
Ai vlerësoi kundërshtarin duke u shprehur se Austria është një ekip shumë i fortë. “Do jemi të kujdesshëm dhe te shofim si do të shkojë ndeshja. Austria është skuadër shumë e fort, jo nga individualitetet, se sa si grup”, tha trajneri i Shqipërisë.
Pas konferencës për shtyp, kombëtarja doli në stërvitje në stadiumin “Ernst Happel Stadium”, aty ku do të luhet edhe ndeshja e ditës së nesërme që do të nisë në orën 17:30.
Top Channel