Në Florida të SHBA-së nisi turneu i dytë Masters i vitit, ai i Miami-t dhe tashmë janë mësuar emrat e tenistëve që u kualifikuan për në raundin e dytë të tij. Juan Martin Del Potro, Fernando Verdasco dhe Fritz Taylor janë disa prej lojtarëve që siguruan një vend për në raundin e mëtejshëm të këtij turneu.
Argjentinasi Del Potro fitoi pa shumë probleme ndaj bashkëkombasit të tij Guido Pella në dy sete (6-0 dhe 7-6) dhe në raundin e dytë do të përballet me Roger Federer.
Ndërsa Fernando Verdasco eliminoi Gilles Muller. Edhe tenisti spanjoll, ashtu sikurse Del Potro, e mbylli ndeshjen e tij në dy sete, të cilët i fitoi 7-6 dhe 6-3 dhe do të ketë si kundërshtar të radhës Jeremy Chardy.
Amerikani Fritz Taylor u kualifikua për në raundin e dytë të turneut Masters të Miami-t pasi mundi italianin Simone Bolelli me rezultatin 2-0 (6-4 dhe 6-2), për t’u përballur më pas me spanjollin David Ferrer.
Top Channel