Sulmet në Bruksel, rriten masat e sigurisë në portet e Shqipërisë
24/03/2016 13:05
Pas sulmeve terroriste në Bruksel, autoritetet në Shqipëri kanë urdhëruar rritjen e masave të sigurisë në portet e vendit.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se ka qenë ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto që ka urdhëruar teste sigurie në portet e Durrësit, Vlorës dhe Shëngjinit.
Në kuadër të masave shtesë parashikohet rritja e kontrolleve për hyrje-daljet e individëve që zgjedhin rrugët detare për të udhëtuar dhe automjeteve të tyre.
Ditën e sulmeve në kryeqytetin belg, Policia e Shtetit vendosi rritjen e masave të sigurisë në aeroportin e Rinasit dhe ngritjen e nivelit të rrezikut në ngjyrën portokalli.
Top Channel