Rreth 250 nxënësve të shkollës 9-vjeçare të fshatit Gjocaj, të Peqinit, u duhet të mësojnë çdo ditë në mes të lagështirës. Kjo godinë prej 20 vitesh nuk ka parë asnjë lloj ndërhyrjeje dhe në ditë me reshje i gjithë shiu depërton brenda.
Në gjendje tejet të amortizuar, pa dyer dhe gjithë lagështirë janë edhe tualetet e kësaj shkolle, të cilat mbahen në funksion në pamundësi të një zgjidhjeje tjetër.
“Janë probleme. Sa i takon lagështirës, ajo dominon më tepër nëpër banjo, të cilat janë jashtë funksionit. Janë bërë 2 projekte, njëri prej të cilëve presupozon rikonstruksion total të shkollës dhe tjetri për rrjedhjen e ujit”, tregon Ramazan Xhyra, drejtor i shkollës.
Me sa kanë mundur, prindër e mësues kanë kontribuar për lyerjen e klasave dhe ujin e pijshëm, por nevojat e kësaj shkolle janë shumë herë më të mëdha dhe pavarësisht se flitet për rikonstruksione të mundshme, deri tani asgjë nuk është bërë. Në gjendje pothuajse të njëjtë paraqiten disa shkolla në Bashkinë e Peqinit.
Top Channel