Mbyllet kontesti gjyqësor mes PD dhe Bashkisë së Tiranës
24/03/2016 14:45
Është mbyllur shqyrtimi gjyqësor mes Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Demokratike.
Bashkia e gjobiti partinë më të madhe të opozitës pas protestës së vitit të kaluar, kur aktivistët e saj tentuan të prishnin një bunker pranë Ministrisë së Brendshme.
Konkluzionet për procesin e gjobës së Bashkisë ndaj PD do të jepen më 27 maj, kanë njoftuar burime nga gjykata.
Top Channel