Gjykata revokon gjykimin e shkurtuar për Mark Frrokun

24/03/2016 12:25

Gjykata e Tiranës, e cila dy javë më parë pranoi gjykimin e shkurtuar ndaj ish-deputetit Mark Frroku, ka rikthyer këtë të martë gjykimin normal ndaj ish-deputetit i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, fshehje e pasurisë dhe ndërtim pa leje.

Ky vendim i gjykatës erdhi pasi, avokati i Frrokut, parashtroi disa kërkesa paraprake që kishin të bënin me shpalljen si të pavlefshme dhe të papërdorshme të disa akteve që ndodhet në fashikullin gjyqësor.

Kjo kërkesë, sipas gjykatës, nuk mund të shkojë paralelisht me gjykimin e shkurtuar, i cili u pranua pikërisht me kushtin e pranimit të akteve në gjendjen që janë.

Në këto kushte edhe me kërkesë të Prokurorisë, gjykata revokoi vendimin e saj për gjykim të shkurtuar. Sakaq, Frroku dhe avokati i tij pretendon se një pjesë e konsiderueshme e akteve që kanë ardhur nga Belgjika dhe që i takojnë vrasjes së shtetasit shqiptar Aleksandër Kurti, për të cilin akuzohet Frroku, janë të pavlefshme dhe se një pjesë e dëshmive janë nga persona anonime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA