Sëmundja e kastracevit, e parrezikshme për konsumatorët

23/03/2016 00:00

Fermerët që kultivojnë perime e zarzavate nëpër serat diellore këtë sezon janë dëmtuar rëndë. Një infeksion që dëmton sistemin rrënjor dhe gjithë bimët ka çuar dëm sasi të mëdha perimesh.

“Të mbjellat tona kanë mbaruar. Sëmundja ka filluar nga rrëza, vazhdon tek boshti dhe nuk po e kapim dot se çfarë sëmundjeje është”, thotë Rako Gjini, kultivues i kastravecit.

Situata është e njëjtë pothuajse në të gjitha serat e Lushnjes. Sëmundja që ka prekur të mbjellat ka çuar dëm një pjesë të madhe të prodhimit në momentin e mbledhjes dhe hedhjes në treg.

Ministri Panariti kërkoi pak ditë më parë që në terren, në ndihmë të fermerëve të dalin agronomët. Këta të fundit bëjnë përgjegjës vetë fermerët për situatën e krijuar, duke thënë se mbjelljet janë bërë jashtë afatit dhe se në sera ka shumë lagështirë.

“Ato nuk janë të dëmshme për konsumatorin, por rendimenti për fermerët do të jetë goxha i ulët”, thotë specialisti Shpëtim Kasapi.

Sëmundja që ka prekur të mbjellat nuk prek shëndetin e konsumatorëve, por dëmton vetëm xhepin e fermerëve.

Top Channel