Reshje të rrëmbyeshme, Bashkia e Tiranës merr masa për të shmangur përmbytjet

23/03/2016 15:40

Vendi ynë është përfshirë nga një stuhi afrikane në orët e para të ditës se sotme, çka solli reshje shiu të përzier me rërë si dhe temperatura të larta në 22 gradë Celcius.

Sipas meteorologëve reshjet e shiut pritet të intensifikohen në orët e pasdites të mërkurës deri diten e enjte,kur pritet dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave me afro 10 grade Celcius njëherësh.

Për të evituar problemet që mund të shkaktohen nga ndonjë përmbytje e mundshme bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të përdorin transportin publik .

“Është krijuar shtabi qëndror, janë krijuar dhe shtabet e emergjencave të të gjitha njësive adminsitrative dhe është ndërvepruar me ministrinë e Brendshme dhe drejtorinë e Emergjencave Civile për çdo të papritur. Bashkia eTiranës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që ditën e nesërme (e enjte) paraditë dhe deri pas dreke të evitojnë qarkullimin me automjetet e tyre private si dhe të përpiqen të përdorin transportin publik”, tha Admir Abria, drejtor për marrëdhënien me komunitetin.

Ditën e premte meteorologët parashikojnë normalizim të situatës me reshje dëbore në zonat malore, por me temperatura të ulëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA