Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë Shqipëria rrezikon që për herë të dytë të përfaqësohet me numrin minimal të sportistëve në një olimpiadë. Ndryshe nga “Pekin 2008” dhe “Londër 2012”, ku numri i kuqezinjve ishte mbi 10, këtë herë janë 4, të paktën deri tani.
“Dy garat kualifikuese më të afërta janë në sportin e peshëngritjes dhe në sportin e boksit. Ne kemi edhe sistemin e ftesave, dy në atletikë dhe dy në not. Nuk dëshirojmë që të jetë hera e dytë, por ne do të përpiqemi që me këta sportistë të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz”, thotë sekretari i KOKSH-it, Stavri Bello.
Përveç dopingut që goditi rëndë peshëngritjen shqiptare, sekretari i KOKSH-it pohon se një nga shkaqet e këtij përfaqësimi minimal është dhe sistemi sportiv në vendin tonë.
“Është komplekse. Vitin e kaluar Federata e Peshëngritjes u përfshi nga dopingu dhe krahas saj do të shtoja edhe konfliktet e ndryshme të brendshme të të gjitha federatave”, thotë ai.
Bello shton gjithashtu se federatat shqiptare janë mjaftuar me rezultatet e mira të individëve dhe nuk kanë punuar me një plan afatgjatë: “Peshëngritja në Londër shfrytëzoi mjaft mirë sistemin e pikëzimit ekipor. Këtë herë, mospërfaqësimi me individë cilësorë që të përfaqësonin ekipin nuk u lejoi që të përfitojnë kuota”.
Top Channel