Sindroma “down” , faktorët që ndikojnë në lindjen e fëmijëve me këtë ndryshim

21/03/2016 00:00

Mes shumë dyshimesh që kanë nënat gjatë kohës së shtatzënisë, viteve të fundit, i është shtuar edhe pyetja: A është fëmija imë i riskuar nga sindromen “down”?

21 marsi është Dita Botërore e sindromës “down”, e cila është një nga anomalitë e shpeshta gjenetike, ku fëmija ka një kromozom më tepër, njohur ndryshe si “trisomnia 21”. Dy nga faktorët kryesorë janë mosha e prindërve, trashëgimia gjenetike, ose faktorët ambiental. Por, cilët janë masat parandaluese?

Prej disa vitesh, protokollet e shtatzënisë, përfshijnë edhe analizën e amiocentezës, e cila konfirmon nëse një fëmijë është me sindromën “down” apo jo? Por, sa të sensibilizuar janë prindërit për t’iu nënshtruar kësaj analize, gjatë periudhës së shtatzënisë?

Të dhënat tregojnë se në nivel global 1 në 800 lindje rezulton me sindromën “down”, ndërsa vetëm në Shqipëri, ka rreth 684 persona me këtë sindromë. 

21 marsi i këtij vitit shënon përvjetorin e 11-të të Ditës Botërorë të sindromës “down”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta