Sëmuren trangujt, Panariti: Agronomët të mos qëndrojnë në zyra

21/03/2016 00:00

Sipërfaqe të mëdha me sera diellore, kryesisht me kulturën e trangullit, janë prekur nga infeksioni në Lushnje. Fermerët, të cilët po përgatiteshin për nxjerrjen në treg të prodhimit, kërkojnë ndihmën e shtetit për të shpëtuar të mbjellat e tjera.

Ministri i Bujqësisë ishte në fshatin Sopez dhe iu përgjigj shqetësimeve të fermerëve, që ankohen se farërat dhe pesticidet janë të skaduara.

“Duhet të marrim specialistë dhe njerëz që të merren me këtë punë e t’iu ndihmojnë juve, sepse nuk është përgjegjësia juaj. Normalisht ju bëni prodhimin, por juve iu duhet asistencë teknike. Ne duhet të organizohemi dhe agronomët, unë nuk i dua në Drejtorinë e Bujqësisë. Unë nuk rri vet në Ministri, ndaj dhe duke qenë se do rri vet jashtë, imagjinoni çfarë kërkoj prej jush. Në këtë periudhë, kur prodhimi është gati të dalë në treg, ne duhet të jemi pa ndalim 24 orë në shërbim të tyre”, tha Panariti.

Në Lushnje janë shtuar 50 ha sera diellore më shumë se një vit më parë, ndërsa ky infeksion ka prekur kryesisht serat e vjetra perimore. Prodhimi i prekur nga sëmundja po shkulet nga kultivuesit.

“Bujqësia vërtet prodhon kastraveca e kunguj, por nuk bëhet me kastraveca e kunguj”, mbylli fjalën ministri i Bujqësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA