Rezoluta e PE-së për Shqipërinë: Negociatat, pas reformës në drejtësi

21/03/2016 00:00

Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian diskutoi draftin përfundimtar të rezolutës për Shqipërinë, dokument që pritet të votohet të martën në seancë plenare.

Mesazhi kryesor i eurodeputetëve është miratimi sa më shpejt i paketës së Reformës në Drejtësi.

Ndërkohë, në emër të dy grupeve më të mëdha, eurodeputetët Fleckenstein dhe Kukan arritën akord në paragrafin 5 të projektrezolutës, që t’i kërkohet Komisionit Europian, që me miratimin dhe fillimin e implementimit të Reformës në Drejtësi të konsiderojë propozimin e hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Më herët në takimin mes Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të SEECP, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Shqipërisë, deputeti Taulant Balla kërkoi që t’i propozohet Komisionit dhe Këshillit heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta