Materiali Zylon, ai që i shpëtoi jetën Alonsos

21/03/2016 14:15

Fernando Alonso u bë protagonisti i një aksidenti të frikshëm në Çmimin e Madh të Australisë këtë fundjavë, por që shpëtoi për mrekulli. Vetë piloti spanjoll kishte deklaruar që ishte me fat që i mbijetoi këtij incidenti, ndërkohë që në media zbulohet se cili ishte materiali që e shpëtoi 34-vjeçarin.

Zylon është një fibër sintetike e prodhuar nga kompania japoneze Tojobo dhe është pjesë e Botërorit të Formulës 1 që nga viti 2007. Telajo e makinave të pilotëve të Formulës 1 përbëhet nga ky element që është 60% më rezistent se Kevlari, material që përdoret kryesisht në kaskat e pilotëve dhe gomat, dhe 10 herë më i fortë se hekuri.

Vetëm 1 mm fije e këtij materiali është në gjendje që të mbajë një peshë deri në 450 kg, gjë që vërteton edhe njëherë rezistencën e Zylon si dhe sigurinë për pilotin që të mos marrë goditje nga pjesë të makinave të tjera.

Dhe jo vetëm kaq, edhe kabëllat që nuk lejojnë daljen e gomave nga pista pas një përplasjeje janë të përbëra nga Zyloni që përdoret gjerësisht edhe jashtë botës së Formula 1, siç janë anijet kozmike të NASA-s apo edhe në displina të tjera sportive si tenisi apo snoubordi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA