Marrëveshja me USAID, Tirana do të jetë pa depozita në tarraca

21/03/2016 00:00

Ujësjellësi i Tiranës ka sot 60 milionë euro borxh dhe pothuajse 70% e sasisë së ujit humbet në rrjet. Për këtë do të prishen të gjithë lavazhet që përdorin ujë të pijshëm dhe aksioni për prishjen e tyre do të nisë nga zona e parkut të Liqenit.

Ndërkohë, bashkë me faturën e ujit të pijshëm të muajit prill, konsumatorët do të paguajnë edhe dy taksa të tjera, të cilat do të shtojnë ccdo faturë me afro 1 mijë lekë në muaj ose 12 mijë lekë në vit.

“Nga ky muaj secili që merr faturën e ujit i ka të përmbledhura të gjithë pagesat modeste që janë për bashkinë dhe pushtetin vendor për të mënjanuar të gjithë ecejaket, humbjen e kohës dhe pagesën e të gjithës në një moment të caktuar”, tha Erjon Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës.

Në ditën kombëtare të ujit kryetari i bashkisë Veliaj ka nënshkruar marrëveshje me drejtorin e Ujesjelles Kanalizimeve dhe USAID, sipas së cilës nis projekti pilot për furnizimin me uje të pijshëm 24 orë në dy zona të kryeqytetit, ate të “Ali Demit” dhe në Kodrën e Priftit.

“Kemi filluar kësaj jave do të promovojmë disa nga këto zona, në zonën e Ali Demit, në Kodrën e Priftit dhe në disa zona të tjera do të fillojë ccmontimi i depozitave. Kanë për të pasur ujë 24 orë dhe për të mbyllur këtë mandat me një situatë shumë herë më të pranueshme për furnzimin 24 orë në qytetin e Tiranës”, thotë Veliaj.

Top Channel