Kontroll fondeve të investimeve, menaxhohen nga bankat

21/03/2016 00:00

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare forcon rregullat për fondet e investimeve. Komisioni i ekonomise miratoi një projekt ligj që përcakton detyrimin e shoqërive që të kenë proçedura dhe mekanizma të përshtatshme të kontrollit dhe administrimit të riskut.

Po ashtu, parashikohet ndërhyrja e Autoritetit në pezullimin e aktivitetit të shoqërisë në rastet kur cënohet interesi i konsumatorëve. Fondet e investimeve janë instrumente financiare ku qytetarët mund të depozitojnë paratë e tyre, që më pas përdoren nga shoqërtitë e liçencuara për investime.

Në ndryshim nga depozitat bankare, ku përfitimi nga interesat është i sigurt dhe i përcaktuar në kontratë, tek fondet gjithçka varet nga ecuria e investimit që kryhet.

Fitimet mund të jenë më të larta se interesat e depozitave, por njëkohësisht edhe ekspozimi ndaj humbjeve është më i lartë. Industria e fondeve të investimeve në Shqipëri nisi në 2012. Gjithësej janë dy fonde në vartësi të bankave të nivelit të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA