Balla vijon takimet me Diasporën, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së flet nga Italia: Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta urdhëroi ngritjen e një strukture të posaçme, që do të administrojë formularët e vetëdeklarimit të disa prej zyrtarëve të lartë të vendit, që janë subjekt i ligjit për dekriminalizimin.
Kjo strukturë është përgjegjëse për të verifikuar, nëse titullarët apo anëtarët e organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, si dhe funksionarët politikë të Kuvendit janë në kushtet e ndërprerjes së mandatit, ose të mosemërimit në të ardhmen.
Për të koordinuar punën në verifikimin e rasteve eventuale, kryeparlamentari pati një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, i cili është një nga përgjegjësit kryesorë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Afati i fundit për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit është fillimi i muajit maj dhe tejkalimi i këtij afati ngarkon subjektet me përgjegjësi penale.
Top Channel