Novak Djokovic arrin të mbrojë titullin në turnen masters të Indian Wells-it. Tenisti serb triumfoi në këtë edicion duke mundur në finale Milosh Raonic 6-2 dhe 6-0, duke e fituar trofeun e këtij turneu për të pestën herë në karrierën e tij.
Ndeshja nuk pati shumë histori, me numrin 1 të botës që dominoi mbi kanadezin, teksa e fitoi sfidën 2-0 me sete 6-2 dhe 6-0.
Por ky sukses i Djokovic u errësua për shkak të përfshirjes së tij në disa polemika të shkaktuara nga deklaratat seksiste të presidentit të Komitetit Organizator të Indian Wells-it, Raymond Moore, i cili më pas kërkoi falje. Ky i fundit deklaroi se tenistet femra po përfitojnë falë kolegëve të tyre meshkuj, deklaratë kjo që u kundërshtua me forcë nga Serena Williams dhe Viktoria Azarenka.
Ndërsa Djokovic e cilësoi deklaratën e Moore si jo korrekte, por nga ana tjetër vuri në dyshim shpërndarjen e përfitimeve mes meshkujve dhe femrave në tenis.
“Tenistet femra kanë luftuar për atë që meritojnë dhe ia kanë arritur qëllimit, por drejtuesit e ATP-së duhet të bëjnë më shumë. Shifrat tregojnë se në ndeshjet e meshkujve ka më shumë shikues se në ato të tenisteve femra. Mendoj se kjo është arsyeja që ne duhet të paguhemi më shumë”, tha Djokovic.
Top Channel