Debati i vërtetë në Partinë Socialiste u zhviillua pasi Kongresi miratoi ndryshimet në statut. Nismëtari i debatit ishte kryetari i partisë, mandati i të cilit është vënë në dyshim nga Ben Blushi, për shkak se socialistët nuk zhvilluan zgjedhje të brendshme që përkonin me fitoren në 2013-ën.

Sipas statutit te ri, mandati i kryetarit rikonfirmohet përsa kohë partia është në pushtet. Por kjo çështje, sipas Edi Ramës, zgiidhet me referendum nga anëtarësia.

“Janë ata që duhet të thonë nëse duhet të vazhdojmë duke konfirmuar mandatin mbi bazën e statutit të ri”

Por Ben Blushi nuk është dakort me këtë zgjidhje, që e quan mësë paku të papranueshme.

“Është shumë më shumë se kaq, është një hiole për t’i ikur garës. Çfarë kuptimi ka nëse mblidhen 100 mijë vetë dhe votojnë një pyetje dhe nuk mblidhen për të votuar një njeri, apo dy njerëz?! Ku është ndryshimi këtu?!”
 
Ajo që për njërin quhet mungesë legjitimiteti, për tjetrin është alibi kundër qeverisjes.

“Mos e kaloni këtë referendum sepse një mandat që merret si referendum si çështje nuk ka për të qenë kurrë një mandat legjitim dhe do të vendosë gjithë jetën në pikëpyetje legjitimitetin e kryetarit të partisë socialiste, pavarësisht se kush do të jetë ai”, tha Blushi. 

“Është populli sovran socialist që duhet t’i japë fund duke e vulosur këtë çështje për të mos lejuar që alibitë mbi statutin të bëhen flamur për të rrëzuar qeverinë socialiste”, reagoi Rama.

Vota, si gjithe kongresi, ishte e hapur.  Votimi per referendumin u vendos te jete me 9 prill.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta