Kinezët do të blejnë “Bankers”-in. Patos-Marinza shitet pas 12 vitesh

20/03/2016 00:00

Pas 12 vitesh në Shqipëri, koorportata “Bankers Petroleum” nuk do të jetë më në duart e kanadezëve, por pritet që drejtimi i saj të merret nga kinezët.

Ka qenë vet “Bankers Petroleum”, ajo që nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se, është rënë parimisht dakord që të shiten të gjitha asetet e saj, në vlerën totale të 575 milionë dollarëve kanadezë, ose 392 milionë euro.

Blerësit janë dy shoqëritë “Alberta Ltd.” dhe “Charter Power Investment Ltd.”, që janë degë të kompanisë “Geo-jade Petroleum”, një nga kompanitë e pavarura më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës e gazit në Kinë.

Veç Shqipërisë, ku operon prej 12 vitesh në nxjerrjen dhe përpunimin e naftës në fushën e Patos-Marinzës, në Kuçovë, “Bankers” e ka të shtrirë aktivitetin e saj edhe në Kanada, Hungari e Rumani. Tashmë pritet vetëm firmosja e marrëveshjes, për të cilën mësohet se është rënë dakord nga të gjithë aksionerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA