Lirohet Dugolli, u arrestua për llogari të Serbisë

19/03/2016 10:05

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës njofton se në orën 01:30  të mëngjesit është liruar Gafurr Dugolli,  drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së.

Dugolli u arrestua para një jave nga Policia Kufitare  e Maqedonisë në pikën kufitare të Bllacës.

Ndalimi i tij u bë teksa po shkonte me detyrë zyrtare për rregullim të vizave në ambasadën e SHBA-ve në Shkup për llogari të policisë serbe, që kishte dorëzuar në Interpol urdhërarrestin për të.

Dugolli akuzohet nga Beogradi për krime lufte gjatë kohës që ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të kosovës.

Arrestimi i tij pasoi reagimin nga ana e qeverisë së Kosovës, e cila kërkoi ndërprerjen e praktikave të tilla jo vetëm nga Maqedonia, por nga gjithë vendet e rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA