Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit
Ka ndërruar jetë ish-ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle. Lajmin e ka bërë të ditur fondacioni me të njëjtin emër me bazë në Berlin. Ish-ministri liberal ishte 54 vjeç dhe ishte prej kohësh i sëmurë me leuçemi.
Westerwelle së fundmi ishte shtruar sërish në klinikën universitare të Këlnit, pas një periudhe përmirësimi, kur kishte filluar të shfaqej edhe publikisht.
Sëmundja e kishte prekur në qershor 2014, 6 muaj pas përfundimit të mandatit ministror në qeverinë e Angela Merkel dhe zgjedhjeve që nxorrën liberalët nga Bundestagu, pasi nuk arritën pragun prej 5 për qind.
Në faqen zyrtare të fondacionit shfaqet një foto e Westerwelle me bashkëshortin e tij, Michael Mronz dhe disa fjalë të shkruara e të firmosura nga të dy ata.
“Kemi luftuar. Kishim rrugën përpara syve. Jemi mirënjohës për kohën e jashtëzakonshme të kaluar së bashku. Dashuria mbetet”.
Vjeshtën e kaluar, ish-ministri kishte publikuar një libër mbi sëmundjen e tij, të titulluar “Mes dy jetëve”, për të inkurajuar të sëmurët e tjerë me leuçemi.
Top Channel