Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të operatorëve turistikë, që së fundmi morën pjesë edhe në Panairin e Berlinit.
Gjatë takimit, ministrja Ekonomi u rekomandoi operatorëve që në takimin e ardhshëm të prezantojnë një seri projektesh për zgjidhjen e problemeve që i shqetësojnë.
Gjithashtu, ministrja vendosi që të ngrihet menjëherë një këshill konsultimi të përbërë nga përfaqësuesit e operatorëve, për të trajtuar pikërisht problematikat.
Më tej, ministrja e vuri theksin tek standardizimi i strukturave akomoduese, duke nënvizuar se përveç operatorëve vendas duhen edhe specialistë të huaj.
“Duke vendosur strukturat akomoduese, nis procesi i vetëvlerësimit, verikimit e më pas çertifikimit. Për aq kohë sa akoma nuk kemi një strategji afatgjatë për turizmin, kemi një VKM, i cili kërkon që aktet nënligjore të studiohen me kujdes nga Këshilli Konsultativ, që do të ngrihet së shpejti për të çliruar turizmin në gjithë gamën e problematikës që ka”, tha ministrja Ekonomi.
Top Channel