Në QSUT pacientët qëndrojnë në korridor

17/03/2016 21:50

Që shëndetësia shqiptare është shëndetësia e 1001 problemeve, kjo dihet, por mos të çoftë Zoti tek reanimacioni i Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kamera e Fiks Fare transmetoi këtë të mërkurë gjendjen në këtë repart, ku pacientët qëndrojnë korridoreve dhe në kushte higjienike skandaloze.

Pacientë që marrin ndihmën e parë nëpër korridore, të shtrirë dhe të afërm që qëndrojnë pranë tyre në pak metra katrorë. Këto janë pamjet e trishta nga ky repart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA