
Për 90 vjet asnjë President amerikan nuk ka vizituar Kubën. Por, më 20 mars, Barack Obama do të jetë i pari i cili në 9 dekada do të shkelë në ishull.
Vizita e tij pritet me shumë entuziazëm nga populli kubanez, çka është reflektuar edhe në një letër të 76-vjeçares, Ileana Yarza nga Havana drejtuar Obamës, në një pjesë të së cilës ajo i përshkruan kështu emocionet:
Zoti President,
Dëgjova nga një televizion satelitor, dhe jo nga lajmet kubaneze, që do të vizitoni Havanën në Mars. Nuk mund të isha më e lumtur sesa kaq kur e mora vesh. I dashur President unë kam ndjekur karrierën tuaj politike që kur kandiduat për herë të parë , madje ngrita një dolli për fitoren tuaj. Gjithashtu festova fitoren e dytë me miqtë në shtëpi dhe do të isha e lumtur nëse do të kishte edhe një të tretë, mbase një ditë… Ju kam shkruar shumë herë duke prezantuar veten, madje ju kam ftuar për një kafe kubaneze në shtëpinë time në Vedado gjithmonë kur ju të vini. Ju lutem, ju lutem ejani më vizitoni. Jepini kësaj zonje kubaneze 76-vjeçare, dhuratën e të takuarit ju personalisht! Unë do te doja shumë që ju të vinit këtu me gruan tuaj të mrekullueshme. Zoti ju bekoftë ju dhe familjen tuaj!
Ileana R. Yarza, shtetase kubaneze.
Ndonëse Obama nuk e njeh zonjën të cilën e ka kilometra larg , ku nuk i ka ndarë vetëm një kufi mes vendeve por mure të ndërtuara nga relatat e ngurtësuara SHBA-Kubë, duket se asgjë nuk e pengoi shefin e Shtëpisë së Bardhë për të shprehur kënaqësinë nga kjo letër.
Ja letra e Obamës:
E dashur Ileana,
Faleminderit për fjalët e mira. Unë e vlerësoj mbështetjen tuaj gjatë viteve dhe unë shpresoj se kjo letër e cila do të vijë tek ju për herë të parë me postën direkte ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kubës në mbi 50 vjet – shërben si një kujtesë e një kapitulli të ri të ndritshëm në marrëdhëniet mes dy popujve tanë. Unë mezi po pres për të vizituar Havanën, për të nxitur këtë marrëdhënie dhe njëkohësisht të nxjerrë në pah vlerat tona të përbashkëta – dhe, me shpresën se do të shijojmë bashkë një filxhan kafe kubaneze.
Sinqerisht,
Barack Obama
Top Channel