Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit Vendimi i Presidentes së Brazilit, Dilma Rousseff, për të caktuar shef kabineti paraardhësin e saj, Luiz Inacio Lula da Silva, u pasua menjëherë nga protesta në disa qytete të vendit.
Lëvizja e kryetares së shtetit e mbron nga ndjekja penale Lulën e hetuar për korrupsion. Fakti që ish-Presidenti bëhet sot pjesë e qeverisë përbën një sfidë për prokurorët e mijëra brazilianët e rreshtuar kundër tij.
Protesta shpërthyen në pjesë të ndryshme të vendit, por skena më simbolike ishte ajo e turmës së grumbulluar përpara Pallatit Presidencial në Brazilia, vepër e arkitektit të famshëm Oscar Niemeyer.
Pati deri edhe përpjekje për të kapërcyer kordonët e policisë, që reagoi me gaz lotsjellës e shkopinj gome. Kjo ishte përmbyllja e një dite tejet të ngarkuar me tensione, që për korrespondentët e huaj do të mbetet e shkruar në historinë e Brazilit, një vend që nuk e ka për traditë dhunën politike.
Lulës i shkon portofoli ndoshta më i rëndësishëm ministror, quhet “Casa Civil” dhe është një lloj drejtuesi i qeverisë, koordinator i raporteve me partitë aleate.
Opozita thotë se, e gjithë kjo është një përpjekje për t’u hedhur njerëzve hi syve, sepse praktikisht do të jetë ai, udhëheqësi i vërtetë i legjislaturës në falimentim të Rousseffit.
Policia dyshon se Lula mori ryshfete nga kompanitë e ndërtimit, që zhvillonin biznes me gjigantin shtetëror të naftës “Petrobras”, por ai vet i hedh poshtë akuzat me argumentin se janë të motivuara politikisht.
Top Channel