Tifozët e PSV-së, trajtim poshtërues lypsarëve në Madrid

16/03/2016 00:00

Tifozët e PSV Eindhoven shfaqën skena të turpshme në Madrid.

Ata kishin shkuar në kryeqytetin spanjoll për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës dhe gjatë paradites, në “Plaza Mayor”, nisën t’i hidhnin monedha lypsarëve.

Gjatë kësaj kohe ata xhironin me celularë dhe qeshnin me ta.

Sa herë që monedhat kapeshin në ajër, tifozët holandezë bërtisnin të gëzuar.

Top Channel