SHBA, mbyllet për arsye sigurie metroja e Uashingtonit

16/03/2016 00:00

Sistemi i metrove të Uashingtonit është mbyllur për 29 orë, për shkak të kryerjes së kontrollove të sigurisë. Kjo mbyllje e paprecedentë e sistemit të dytë më të madh të metrove në SHBA ka penguar ndjeshëm mijëra përdorues të këtij mjeti transporti.

Zyrtarët amerikanë thanë se, mbyllja është bërë për shkak të inspektimit të kabllove të energjisë elektrike, pasi një zjarr i fuqishëm i javës së shkuar shkaktoi mjaft vonesa në shërbim.

Vitin e shkuar, një incident i ngjashëm i kushtoi jetën një pasagjeri, pasi për shkak të zjarrit, kabina ku ai gjendjej u mbush me tym. Metroja e kryeqytetit amerikan do të rihapet sërish të enjten, pas kontrollit të 230 kilometrave të shtrirjes së saj.

Ekipet e sigurisë do të kontrollojnë rreth 600 kabllo elektrike të nëndheshme dhe do të shkaktojnë bllokim për mbi 700 mijë pasagjerë, që e përdorin metronë çdo ditë.

Autoritetet lokale thanë se, megjithëse rreziku për publikun është shumë i ulët, nuk mund të tolerohet siguria e metrosë, prandaj u morën këto masa. Kjo është hera e parë, që shërbimi i metrosë mbyllet për arsye jo meteorologjike, që prej vitit 1970.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta