SHBA, lë të pandryshuara normat për valutën

16/03/2016 22:35

Federal Reserve në Shtetet e Bashkuara ka lënë të pandryshuar koston e valutës mes 0.25 dhe 0.50 për qind.

Zhvillimet në nivel ndërkombëtar vazhdojnë të përbëjnë rrezik për ekonominë amerikane, ka bërë të ditur vetë FED në përfundim të një mbledhjeje dyditore.

FED ka rishikuar gjithashtu vlerësimin për rritjen e ekonomisë amerikane për vitin 2016, duke e ulur në 2.2 për qind, nga 2.4 që ishte në parashikimin e dhjetorit.

Papunësia ndërkohë pritet të jetë në nivelin 4.7 për qind, një kuotë kjo që ka mbetur e pandryshuar krahasuar me vlerësimin e dhjetorit, ndërsa inflacioni do të ngadalësojë në 1.2 për qind kundrejt vlerësimit të mëparshëm prej 1.6.

Ecuria e ekonomisë, sipas njoftimit të shpërndarë nga FED, garanton vetëm një rritje graduale të taksave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA