Londra e Milano ‘shkrihen’ me Frankfurtin, lind kolosi europian i bursave

16/03/2016 13:10

E zeza mbi të bardhë. Deutsche Boerse dhe London Stock Exchange kanë arritur marrëveshjen për shkrirjen ndërmjet tyre, duke i hapur rrugën lindjes së kolosit të bursave në Europë.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të nënshkruar mes grupeve që kontrollojnë bursat e Londrës, Frankfurtit dhe Milanos. Marrëveshja synon ngritjen e një grupi të vetëm përmes mekanizmit të krijimit të titujve në Britaninë e Madhe. Grupi i ri do të përthithë LSE-në (London Stock Exchange).

Sipas marrëveshjes së arritur, siç raporton Bloomberg, gjermanët e Deutsche Boerse do të kontrollojnë 54.4 përqind të grupit të ri, ndërsa britanikët e LSE 45.6 përqind.

Kjo lëvizje nuk prek vetëm bursën e Frankfurtit dhe atë të Londrës, por edhe atë të Milanos, e cila kontrollohet nga LSE. Presidenti aktual i LSE-së, Donald Bryndon do të jetë president i grupit të ri, ndërsa administratori do të jetë Carsten Kengeter nga pala gjermane.

Mes LSE dhe Deutsche Boerse u përpoq të hynte edhe ICE, grupi që kontrollon Wall Street, por në fund rezultoi fitimtar ngritja e një grupi vetëm europian.

Siç shkruan revista Bloomberg marrëveshja është e hapur për ndryshime në rast se britanikët votojnë daljen nga Bashkimi Europian në referendumin e qershorit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA