Argjentinë, anija kineze fundoset nga Roja Bregdetare

16/03/2016 00:00

Roja Bregdetare argjentinase fundosi një anije kineze, që po peshkonte ilegalisht në ujërat territoriale të Argjentinës.

Në një komunikatë për shtyp, autoritetet argjentinase thanë se, anija kineze nuk iu përgjigj thirrjeve në radio dhe nuk ndaloi as pas të shtënave paralajmëruese.

Më pas, Roja Bregdetare hapi zjarr, duke fundosur anijen. Në bordin e peshkarexhës kineze ishin 32 persona dhe që të gjithë janë shpëtuar. 28 prej tyre u shpëtuan nga anijet e tjera që ishin në zonë, ndërsa 4 nga vet Roja Bregdetare.

Autoritetet argjentinase publikuan edhe pamje të incidentit, për të treguar se anija refuzoi çdo urdhër për të ndaluar. Ndërkohë, Kina shprehu shqetësimin e saj për fundosjen e anijes dhe i kërkoi Argjentinës, që të hetojë me kujdes çështjen.

Peshkimi ilegal është një problem i zakonshëm në ujërat e Argjentinës dhe shpesh autoritetet kanë raportuar për anije që tentojnë edhe të përplasen me mjetet lundruese të Rojes Bregdetare, në përpjekje për t’ia mbathur.

Incidenti i fundojes së anijes kineze shënohet, pavarësisht se vitet e fundit, raportet mes dy vendeve janë përmirësuar ndjeshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta