Xhon Terri për herë të parë rrëfen sekretin e frikshëm: “Pas asaj penalltie të humbur më shkoi në mendje vetvrasja…
Barazimi 2-2 në Torino e ka lënë krejtësisht të hapur diskutimin për kualifikimin mes Bajernit të Mynihut dhe Juventusit, dy skuadra që luajnë këtë të mërkurë një vend për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Një gol mund të prishë llogaritë e cilësdo skuadër dhe në “Alianz Arena”, trajneri i vendasve e di shumë mirë vlerën e sfidës që mund të kalojë dhe kufirin e 90 minutave.
“Vlen një finale për të dy ekipet dhe nuk nuk kanë aspak rëndësi mungesat e Juventusit, pasi pavarësisht të gjithave, bardhezinjtë janë një skuadër e fortë dhe në gjendje të luajë mirë si në mbrojtje ashtu dhe në sulm. E kemi studiuar me kujdes se çfarë ndodhi në sfidën e parë dhe do të përpiqemi të kapitalizojmë në pikat e tyre të dobëta”, tha Pep Guardiola që ka një dyshim të madh për të mërkurën në formacion.
“Shpresoj që të rikuperoj Arien Roben edhe pse nuk e di ende nëse mund të luajë. Jemi stërvitur shumë pak për shkak të reshjeve të borës dhe ishte e rrezikshme që të praktikoheshim shumë. Që nga dita e parë që jam këtu, e di se Champions është prioritare. Do provojmë ta fitojmë por të shohim nëse do tia dalim”, tha trajneri i Bajernit.
Top Channel