“Fiks Fare”, tarifa fikse për transportin e të sëmurëve që kryejnë hemodializë

15/03/2016 00:00

“Fiks Fare” solli rastin e një grupi pacientësh nga Berati të cilët bëjnë dializë tre herë në javë ose rreth 13 herë në muaj. Një zonjë nga Kuçova thotë se shpenzon 130 mijë lekë (të vjetra) vetëm për rrugën, pasi ka 13 seanca, ndërsa shteti ia rimburson vetëm 10 mijë lekë (të vjetra).

Djali i një 70-vjeçareje i cili detyrohet ta sjellë nënën e tij të sëmurë deri në 4 herë në javë në spital, thotë se përveç se shteti i jep vetëm 1 mijë lekë (të reja), të cilat i marrin në Spitalin e Kuçovës, pranë Departamentit të Financave, por aty përballen me arrogancën e punonjësve.

“Ne kemi shumë ankesa këtu. Është një gjilpërë e anemisë që kisha 10 vite që e blija kur atë e rimburson shteti. Tani pse duhet të vëmë të gjithë pacientët në Tiranë, ne jemi të sëmurë mezi rrimë, se në Tiranë merren ato. Pse të mos i sjellin në spital”, tha një tjetër zonjë.

“Fiks Fare” ndoqi rastin e një pacienti në fshatin Kutallin të Beratit. Ai ngrihet në orën 06:00 dhe bën 20 minuta në këmbë deri në stacionin më të afërt ku ndalojnë furgonat që të çojnë deri në Berat. 

Në ditën që “Fiks Fare” ishte me zotëriun, pritën 1 orë deri sa furgoni i linjës arriti. Me furgon udhëtojnë për rreth 20 kilometra dhe bileta kushton 150 lekë.

Pasi zbret nga frugoni, Besimi merr urbanin për të shkuar deri në vendin ku bëhet dializa. Për urbanin ai është i detyruar të paguajë 30 lekë, duke bërë që vetëm për rrugën të nxjerr çdo ditë nga xhepi 360 lekë. Në muaj, shpenzimet kalojnë shifrën e 46 mijë lekëve (të vjetra) në muaj, ndërkohë që merr vetëm 10 mijë lekë (të vjetra).

Në lidhje me rimbursimet që i bëhen personave të cilët kryejnë shërbimin e dializës, jo pranë spitalit por pranë një qendre shëndetësore private por me rimbursimin e Spitalit të Beratit, “Fiks Fare” iu drejtua këtyre të fundit.

“Paratë e rrugës? Por vetëm dhjetori nuk kanë marrë sepse nuk është çelur buxheti. Kur të çelet buxheti i 2016-s, të fillojë veprimtaria dhe këta do ta marrin. Këta marrin një pjesë të reduktuar sepse marrin vetëm rrugën. Për shembull nga Lumasi marrin 1 mijë lekë se aq është bileta e transportit. Transporti i dializës me urdhër të ministrit të Shëndetësisë bëhet nga qendra e banimit deri në Berat”, u shpreh, Albina Dulo, shefe e Zyrës së Financës në Spitalin e Beratit.

Top Channel