Champions, Man. City dhe Atl. Madrid në çerekfinale

15/03/2016 00:00

Manchester City dhe Atletico Madrid janë dy ekipet e radhës që kanë kaluar në çerekfinale të Champions League.

Dy ndeshjet e së martës Man. City-Dynamo Kiev dhe Atletico-PSV përfunduan pa gola. Me rezultatin 0-0 në “Etihad Stadium”, City siguroi biletën për në 1/4 e këtij kompeticioni pasi kishte fituar në ndeshjen e parë 1-3 në Ukrainë.

Ndërsa për të përcaktuar ekipin e kualifikuar nga çifti Atletico-PSV nuk ka qenë aspak e lëhtë, pasi janë nevojitur 210 minuta lojë dhe 16 penallti që spanjollët të kalonin në çerekfinale.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve ishte mbyllur pa gola, por edhe në “Vicente Calderon” rezultati ishte i njëjtë. As në 30 minutat e shtesës nuk u arrit të shënohej gol. Por edhe goditjet e penalltive dukej se nuk do të mbaronin kurrë, pasi lojtarët e dy ekipeve ishin mjaft të saktë, duke realizuar 15 penallti, ndërsa në fund ishte një prej lojtarëve të PSV, i cili e përplasi topin në traversën e portës duke gabuar.

Me Manchester City-n dhe Atletico bëhen 6 ekipe të kualifikuara në çerekfinale të Championsit këtë sezon. Javën e kaluar u kualifikuan: Real Madrid, PSG, Wolfsburg dhe Benfica.

Mbrëmjen e së mërkurës luhen edhe dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-ave. Bayern ndeshet me Juventusin, ku sfida e parë në Torino përfundoi në barazim 2-2, ndërsa Barcelona do të pres në “Camp Nou” Arsenalin, të cilin e mundi 0-2 në ndeshjen e parë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA