Interi mposht Bolonjën, vazhdon “luftën” për vendin e tretë
13/03/2016 00:00
Vazhdon momenti pozitiv i Interit të Mancinit, i cili mundi 2-1 Bolonjën në “San Siro”, duke vazhduar garën për vendin e tretë.
Pjesa e parë ka qenë e mbushur me raste, por dy sulmuesit kryesorë të të dy ekipeve, Ikardi dhe Destro, jo vetëm që nuk shënuan, por dolën të dëmtuar nga fusha e lojës.
Në pjesën e dytë Interi gjen fitoren me dy gola identikë nga goditjet e këndit. Perisic (72’) dhe D’Ambrosio (76’), ndërkohë që për Bolonjën Brienza tremb disi Mancinin në minutën e 90-të me golin e vetëm.
Top Channel