Exclusive/ Si u rekrutua nga CIA Mehmet Shehu

13/03/2016 15:30

Sonte në mbrëmje, në orën 20:05, në pjesën e dytë të Exclusive “Spiuni Made in Albania”, vijnë fakte dhe dokumenta të asaj që është pjesa më e errët e regjimit komunist, ajo e Sigurimit të Shtetit. Si lindi, si u ngrit, si rekrutoheshin spiunët dhe lojrat e sigurimit me shërbimet e huaja. Çfarë zbuloi realisht sigurimi lidhur me Mehmet Shehun, rekrutimin e tij që në rini nga CIA dhe deri tek vetëvrasja.

Enver Hoxha nuk e kishte problem që t’i quante bashkëpunëtorët e tij nga komandantë legjendarë në poliagjentë, tradhtarë e puçistë. Pasi asgjësoi shumë nga njerëzit që e mbështetën në marrëzitë e tij, ai mbërriti tek Mehmet Shehu.

27 vjet kryeministër i vendit, Shehu u vendos me shpatulla pas muri me pretekstin se njëri nga djemtë e tij ishte fejuar me volejbollisten e talentuar të Dinamos, e cila rridhte nga një familje e deklasuar.

Studiuesi Thimo Bare thotë: “Nuk del poliagjent. Poliagjent duhet të jesh i shumë zbulimeve. Vetëm i njërit del Mehmet Shehu. Del i CIA-s. Misha e kishte pseudonimin: Mehmet Ismail Shehu”.
 
Mehmet Shehu mendohet se është rekrutuar në shkollën teknike amerikane në atë kohë, drejtues i së cilës ishte “Harry Fulz”. Babai i tij u përpoq shumë që i biri të mësonte në një shkollë prestigjoze. Sipas bashkëpunëtorit të vjetër shkencor Thimo Bare, pikërisht në këtë kohë Mehmet Shehu është rekrutuar si agjent i CIA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA