Kosovë, përmbytjet krijojnë probleme në Ferizaj

12/03/2016 18:25

Vërshimet e ujërave si pasojë e reshjeve të pandërprera kanë mbuluar me ujë rrugët dhe pronat në disa fshatra të cilat lidhin komunën e Ferizajt dhe Lipjanit.

Përveç se kanë bllokuar hapësirat, përmbytjet kanë shkaktuar dëme edhe në biznese, shtëpi por edhe në kafshë e ushqimet e tyre.

Zyrtarët komunalë të Ferizajt kanë vizituar banorët e prekur nga përmbytjet, që të shtunën kanë arritur deri në 30 centimetra, ndërsa dëmet materiale ende nuk janë llogaritur.

Zyra e Emergjencave në Ministrinë e Brendshme ka njoftuar se dëme janë shkaktuar edhe në disa vendbanime të tjera të Kosovës.

Si pasojë e reshjeve, rruga magjistrale Prishtinë-Hani i Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë, për më shumë se 12 orë ka mbetur e bllokuar pasi gurë të mëdhenj dhe masive dheu kanë rrëshqitur mbi të.

Kompanitë përgjegjëse të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës të shtunën gjatë pasdites kanë arritur që të lirojnë për qarkullim vetëm njërin krah të rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA