E trishtë, mbrojtësi Italian njofton humbjen e foshnjes…ndërkohë që bashkëshortja ishte 5 muajshe shtatzënë
Një goleadë e paralajmëruar. “Viktima”, Getafe që ka marrë vetëm një pikë në 9 ndeshjet e fundit, u mund 6-0 në Camp Nou nga Barcelona që siguroi fitoren e 12 rradhazi në La Liga dhe coi në 37 serinë e ndeshjeve pa humbje, e udhëhequr nga një Messi në superformë. Për argjentinasin spektakli i zakonshëm, 3 asiste, një gol por dhe një problem të vetëm. Gaboi sërish një 11-metërsh.
Cuditërisht Luis Enrique la në stol në fillim Dani Alves , Rakitic dhe për herë të parë këtë kampionat edhe Luis Suarez pavarësisht se është në luftë për titullin e kryegolashënuesit dhe Këpucën e Artë në një rast të artë për të shënuar të tjerë gola.
Një ndeshje pa histori mbaroi shumë shpejt, pasi që në minutën e 8 Juan Rodriguez mposhti portierin e tij Guaita me prekjen e topit të krosuar nga Jordi Alba. Edhe një autogol i duhej Getafes. Pa kaluar as dy minuta arbitri akordoi një penallti për një kontakt mes Neymar dhe Velazquez. Te pika e bardhë shkoi Messi që pa Guaitën ti priste goditjen.
Për Barcelonën bëhen 7 gabime nga pika e bardhë në La Liga, 9 në 20 në këtë sezon. Për Leo Messin është penalltia e tretë e humbur nga 8. Në ndeshje të tilla nuk është një problem por në Champions po. Gjithsesi përballja nuk ndryshoi rrjedhë. Në të 19 dyfishimi i Munir me asistin e Messit me topin që në fakt përfundoi në kokën e futbollistit të Kanterës.
Pas dicka më pak se gjysmë ore lojë erdhi dhe një traversë e Pique dhe pastaj goli i Neymar me një të djathtë fluturimthi, me topin e pasuar sërish nga Messi që gjeti golin e tij personal në minutën e 40 me një të majtë perfekte nga kufijtë e zonës.
Për Messin bëhen 23 gola në 2016 dhe 36 këtë sezon, ka shënuar në të 5 ndeshjet e fundit. Në fillim të pjesës së dytë erdhi dhe asisti i tretë i argjentinasit një pasim kirurgjikal në zemër të zonës me Neymar të zotin për të shënuar golin e tij të 25 sezonal.
Tredhëmbëshi MSN shkon në kuotën e 103 golave. Më pas erdhi dhe roveshata e Arda Turan për tu vulosur një rezultat tenistik, me Barcelonën që shkon e qetë në sfidën e së mërkures me Arsenalin.
Top Channel