Ostren, dhuna ishte e përsëritur

11/03/2016 11:40

Dhuna ndaj fëmijëve në shkollën e fshatit Orzhanov në Bulqizë, ishte e përsëritur dhe prindërit e fëmijëve ishin ankuar.

Dhuna në gjendje të dehur ka ndodhur që më 4 mars, por vetëm pasi u bë ankesa përtej drejtorisë arsimore të Bulqizës, drejtuesit e shkollës atje reaguan ndryshe.

“Kishte gati dy javë që nxënësit kishin bërë ankesa sporadike për dhunë të ushtruar nga mësuesi”, shprehet drejtori i shkollës, Elez Koçi.

Më pas është realizuar një pyetësor me fëmijët e mitur dhe sërish 4 prej tyre treguan se ishin dhunuar, megjithëse ishin kërcënuar nga mësuesi që mos flisnin. Drejtori dhe nëndrejtori i shkollës, thonë se i kërkuan mësuesit të kërkojë falje prindërve, por ai nuk e ka bërë.

“Pasi ne folëm lirshëm me të doli që ai kishte vënë dorë mbi fëmijët”, shprehet nëndrejtori i shkollër.

Drejtoresha e zyrës arsimore të Bulqizës, Bedrie Manjani thotë se ka qenë në dijeni për ngjarjen që ditën që ajo ndodhi, por sipas saj është dashur ngritja e një grupi pune për të nxjerrë konkluzionet e qarta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA